• e shtunë, 23 nëntor 2024

Manoleva: Kanë filluar procedurat për punësim të përhershëm të 1.117 personave në shëndetësinë publike

Manoleva: Kanë filluar procedurat për punësim të përhershëm të 1.117 personave në shëndetësinë publike

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Procedura  për fillimin e procedurës për punësimin e 1.117 personave që punojnë me kontratë në institucionet shëndetësore publike ka filluar dhe është në vazhdim, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva. 

"Për një pjesë të objekteve shëndetësore publike tashmë janë marrë pëlqimet dhe duhet të nisin procedurat. Procedurat do të fillojnë, dhe po të shpallen zgjedhjet, ajo procedurë nuk ndalet por shtyhet dhe vazhdon pas përfundimit zyrtar të zgjedhjeve. Pëlqimet që do të marrin ISHP-të në lidhje me këta 1.117 persona që janë miratuar, praktikisht do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit dhe mund të zbatohen gjatë gjithë vitit", tha Manoleva duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme të Fondit të Shëndetësisë.

Qeveria në fund të vitit 2023 vendosi të miratojë punësimin për 1.117 punonjës shëndetësorë, të cilat do të kalojnë përmes shpalljeve publike që do të duhet të shpallen nga vetë institucionet shëndetësore. Me këtë pritet të zgjidhet përfundimisht statusi i punës së punonjësve shëndetësorë që punojnë prej vitesh me kontratë në spitalet në mbarë vendin pa sigurim shëndetësor dhe pensional. qa

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR