• e premte, 27 dhjetor 2024

Maksuti: Tre aeroplanët zjarrfikës janë funksional

Maksuti: Tre aeroplanët zjarrfikës janë funksional

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maskuti theksoi se tre aeroplanët zjarrfikës janë funksional dhe të gatshëm për shuarje të zjarreve gjatë periudhës së verës. Ai theksoi se sot do të hapin furnizim publik për aeroplanë të tjerë të rinj.

"Dy aeroplanët u përdorën tërë kohën. ne patëm intervenim me aeroplanë edhe në nëntor të vitit të kaluar, që nuk është tipike për atë periudhë të motit dhe më 7 janar të këtij viti, kur me aeroplan u inteervenua në shuarje të zjarrit. Aeroplani i tretë u kthye javën e kaluar dhe është i gatshëm të përdoret. Sot do të hapim furnizim të ri publik për aeroplanë të tjerë. Medoj se po hyjmë në një fazë, përkatësisht vazhdimisht t'i ndjekim dhe t'i zgjidhim problemet të cilat mund të na paraqiten", tha Maskuti gjatë pranim-dorëzimit të donacionit nga Qeveria e Rumanisë për DMSH.

Maksuti potencoi se sfidë për institucionet dhe Qeverinë mbetet zgjidhja e problemit me mungesën e pilotëve të mjaftueshëm për aeroplanë.

Maksuti informon se tashmë u janë drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për t'u mundësuar mjete shtesë për tërheqjen e njerëzve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Maksuti tha se është shumë vështirë të gjendet kuadër për lloj të tillë të aeroplanëve, duke cekur se për t'u sjellë kuadër nga jashtë, ata duhet të kalojnë nëpër disa filtra.

Potencoi se po bëjnë përpjekje që të zgjidhet mungesa e hangarit sepse, siç tha Maksuti, aeroplanët për momentin ruhen në ambient të hapur. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR