• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makron para KB-së: Invadimi mbi Ukrainë është kthim në kohën e imperializmit

Makron para KB-së: Invadimi mbi Ukrainë është kthim në kohën e imperializmit
Nju Jork, 20 shtator 2022 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makroni sot nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së e akuzoi Rusinë për “kthim drejt imperializmit” për shkak të invadimit të Ukrainës. "Ajo në të cilën jemi dëshmitarë që 24 shkurti është një kthim në epokën e imperializmit dhe kolonive. Franca atë e hedh poshtë dhe me këmbëngulje do të kërkojë paqe", tha Makroni në fjalimin në debatin e përgjithshëm në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. "Kush është hegjemonist sot, nëse jo Rusia," shtoi Makron, duke vlerësuar se ata që heshtin për invadimin janë bashkëfajtorë në këtë imperializëm të ri që, siç tha, "paraqet një cinizëm modern që e rrezikon rendin ndërkombëtar, pa të cilin paqja nuk është e mundur". Paraprakisht, Makroni para gazetarëve në Nju-Jork e quajti parodi paralajmërimin për mbajtjen e referendumit në katër rajone të Ukrainës për bashkimin me Rusinë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR