• e premte, 27 shtator 2024

Makron: Frandca e mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurisë të KB-së

Makron: Frandca e mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurisë të KB-së

Nju-Jork, 26 shtatr 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi në Asmablenë e përgjithshme të KB-së në Nju-Jork se Franca e mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

"Gjermania, Japonia, India dhe Brazili duhet të bëhen anëtare të plotfuqishme të Këshillit të Sigurisë të KB-së", tha Makron, transmeton BMF TV.

Ai tha se dy vende të zgjedhura nga Afrika që ta prezantojnë, gjithashtu, do të mund të kyçen në Këshillin e Sigurisë të KB-së.

Presidenti brazilian Luis Igrasio Lula da Silva të martën deklaroi se vendimi që të mos ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurisë të KB-së për Amerikën Latine dhe Afrikën është pasqyrë e papranueshme në të kaluarën koloniale.

Këshilli i Sigurisë i KB-së ka pesë anëtare të përhershme: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina të cilat kanë të drejtë të vetos.

Krahas pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë të KB-së nga viti 1965, ka edhe 10 anltare jo të përhershme, të cilat zgjedhen nga Asambleja e përgjithshme për një periudhë prej dy viteve, duke filluar nga 1 janari, me zëvendësim të pesë anëtareve çdo vit.

Afrika jep tre anëtarë, Amerikën Jugore, Azinë, Evropën Perëndimore dhe të tjerë japin nga dy anëtarë, ndërsa Evropa Lindore nga një anëtar. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR