• e diel, 06 tetor 2024

Makron: BE-ja mund të vdesë

Makron: BE-ja mund të vdesë

Paris, 4 tetor 2024 (MIA) - Ekonomia e BE-së duhet të bëhet më konkurruese me SHBA-në dhe Kinën ose “mund të vdesë”, tha presidenti francez Emanuel Makron në ngjarjen "Dialogu global" në Berlin.

Sipas Makronit, blloku 27-anëtarësh mbetet pas Uashingtont dhe Pekinit, të cilët e kanë tejkaluar BE-në në prodhimin ekonomik dhe investimet.

Ai paralajmëroi se Bashkimi Evropian është në një situatë shumë të pasigurtë dhe mund të përballet me probleme nëse nuk arrin të thellojë tregun e tij të përbashkët dhe të zgjidhë "fragmentimin".

"BE-ja mund të vdesë, ne jemi në prag të një momenti shumë të rëndësishëm. Modeli ynë i mëparshëm ka mbaruar - ne rregullojmë shumë, ndërsa investojmë shumë pak. Në dy deri në tre vitet e ardhshme, nëse e ndjekim agjendën tonë klasike, do të jemi jashtë tregut", tha Makron. 

Presidenti francez, gjithashtu, paralajmëroi se nëse BE nuk arrin të reformojë urgjentisht rregulloret, blloku do të detyrohet të zbatojë një plan shpëtimi për pesë deri në 10 vjet.

Ai u bëri thirrje vendeve-anëtare të bëjnë presion për rregulla të drejta për tregtinë globale dhe gjithashtu i bëri thirrje Brukselit që të finalizojë pakon e rregullave financiare të unionit bankar, sipas Blumberg. ls/

Foto: EPA 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR