• e enjte, 09 prill 2026

Makron: Armëpushimi është punë shumë e mirë, Libani duhet të përfshihet në të

Makron: Armëpushimi është punë shumë e mirë, Libani duhet të përfshihet në të

Paris, 8 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron tha sot se armëpushimi dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit është "një gjë shumë e mirë" dhe shprehu pritshmëritë që armëpushimi të respektohet në ditët dhe javët e ardhshme për të lejuar negociata për një zgjidhje të përhershme për çështjet bërthamore, balistike dhe rajonale.

Në fillim të takimit të Këshillit të mbrojtjes të mbajtur në Pallatin e Eliseut, Makroni theksoi veçanërisht situatën kritike në Liban, ku sulmet kanë ndaluar orët e fundit, por paralajmëroi se armëpushimi duhet të "mbulojë plotësisht Libanin", bën të ditur portali "BFM TV".

Presidenti francez tha se rreth 15 vende nën udhëheqjen e Francës, punojnë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalojnë rreth 20 për qind e naftës botërore dhe gazit natyror të lëngshëm.

Presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA-ja do të ndihmojë në uljen e mbingarkesës në kalimin detar dhe do të mbeten në rajon për të siguruar kalimin e qetë të anijeve.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR