• e diel, 24 nëntor 2024

“Makpetrol” ka ulur çmimin e gazit natyror dhe metanit

“Makpetrol” ka ulur çmimin e gazit natyror dhe metanit

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - “Makpetrol” e ka ulur çmimin e shitjes së gazit natyror për 13,82 për qind, kurse çmimin e metanit me pakicë për 7,5 për qind.

"Sipas marrëveshjes ndërmjet "Makpetrol" SHA Shkup dhe "Gazprom Eksport", si dhe lëvizjes së çmimit të gazit natyror në bursat botërore, "Makpetrol" SHA Shkup ka ulur çmimin për megavat orë të gazit natyror për muajin qershor për 13,82 për qind krahasuar me çmimin për muajin maj të këtij viti, njoftoi “Makpetrol”.

Çmimi me pakicë i derivateve për automjete, Metani (CNG), i cili shitet në pompat e Makpetrol, sipas njoftimit, është ulur për 7,5 për qind, përkatësisht për pesë denarë për kilogram (3,54 denarë për litër) në krahasim me çmimin e muajit të kaluar i cili ishte 67,00 denarë për kilogram. Çmimi i ri do të jetë 62 denarë për kilogram ose 43,89 denarë për litër. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR