• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makinistët gjerman nga e enjtja përsëri në grevë

Makinistët gjerman nga e enjtja përsëri në grevë

Berlin, 4 mars 2024 (MIA) - Pas negociatave të pasuksesshme me hekurudhat gjermane (Dojçe Ban, DB), sindikata e makinistëve gjerman GDL sot paralajmëroi grevë të re e cila duhet të fillojë të enjten dhe të mbarojë të premten. 

"Greva e makinistëve gjerman do të fillojë të enjten në orën 2 dhe pritet të zgjasë 35 orë", deklaroi drejtori i sindikatës së makinistëve gjerman GDL, Klaus Veselski.

Më pas duhet të pasojnë një sërë grevash të cilat GDL nuk do t'i shpallë paraprakisht.

"Kjo do të bëjë që hekurudha të mos jetë më mjet i besueshëm i transportit", tha Veselski.

Ai akuzoi udhëheqësinë e DB-së për ngecje të negociatave mbi pagat dhe orët e punës të cilat ai tha se "nuk kanë lëvizur asnjë milimetër".

GDL dhe DB kanë nisur negociatat që nga nëntori dhe gjatë kësaj periudhe makinistët kanë hyrë në grevë katër herë.

Ministri i Transportit Volker Vising i bëri thirrje GDL-së që të heqë "kërkesat maksimale" dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Shoqata e pasagjerëve Pro Ban akuzoi të dyja palët se po vështirësojnë gjërat për pasagjerët hekurudhor dhe rrezikojnë përpjekjet për të bindur qytetarët që të përdorin transportin publik.

"Ajo që ndodh midis GDL-së dhe DB-së është e pamundur t'u shpjegohet pasagjerëve", tha Pro Ban. Kjo shoqatë i bëri apel shtetit që zotëron DB që të ndërhyjë në favor të pasagjerëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR