• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Makartni: Xhon Lenon ishte i veçantë

Makartni: Xhon Lenon ishte i veçantë

Los Anxhelos, 14 nëntor 2023 (MIA) - Pol Makartni përkujtoi jetën e Xhon Lenonit si mysafir në "Ajhart rejdio" dhe zbuloi se anëtari i ndjerë i "Bitlls" mendonte për vdekjen disa vite para se të vritej.

Makartni (81) zbuloi se Lenon ishte i shqetësuar për këtë, se si njerëzit do ta kujtojnë pas vdekjes së tij.

"Më kujtohet si më tha se është i brengosur se si njerëzit do ta kujtojnë kur të vdes dhe kjo më shokoi shumë. Thash se të gjithë do ta kujtojmë si një muzikant të shkëlqyeshëm, sepse bëri shumë për ta dëshmuar këtë", tha Poll.

Ai në një mënyrë ka qenë "si një prift". -Shpesh më duhej të thosha: "Bir, je i shkëlqyeshëm, mos u shqetëso", dhe ai do ta pranonte këtë. Atëherë ndihej më mirë, shtoi veterani i muzikës.

Ai theksoi se, të bashkëpunosh me Lenon ishte e mrekullueshme ose më mirë një përvojë "e jashtëzakonshme". Poll kujtoi dhe edhe momentin kur mësoi se Lenon është vrarë, më 8 dhjetor të vitit 1980 para banesës së tij në Nju Jork, SHBA, në moshën 40 vjeçare.

"Nuk mund të gjej fjalë. Ishte e vështirë për të gjithë sepse ishte shumë i dashur dhe një njeri i 'çmendur'. Ai ishte vërtet i veçantë!", përfundon Makartni. si/

Foto: Uikipedia

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR