• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Madiq-Bançuk në Zagreb:  Mbështesim rivendosjen e paqes në Ukrainë dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar

Madiq-Bançuk në Zagreb:  Mbështesim rivendosjen e paqes në Ukrainë dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Viktorija Madiq Avramovska realizoi takim bilateral me zëvendësministrin e Drejtësisë së Ukrainës, Oleksandër Bançuk, në margjinat e Konferencës ndërkombëtare “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, e cila u mbajt në Zagreb.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina duhet të punojnë në reformat dhe të përballen me të gjitha sfidat në rrugën drejt BE-së.

"Të sigurojmë bashkëjetesë dhe bashkëpunim paqësor mes popujve të të dy vendeve", theksuan Madiq dhe Bançuk në takim. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR