• e enjte, 26 dhjetor 2024

Madiq nga Zagrebi: Evropa është e ardhmja jonë, nuk do të heqim dorë nga rruga evropiane

Madiq nga Zagrebi: Evropa është e ardhmja jonë, nuk do të heqim dorë nga rruga evropiane

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA)- Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq mori pjesë në Konferencën dyditore ndërkombëtare “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që u mbajt në Zagreb. Në prani të një numri të madh të ministrave të Drejtësisë të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor, Madiq në fjalimin e saj iu referua prioriteteve të vendit tonë dhe zgjerimit të BE-së, që është një nga proceset më të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për të ardhmen tonë.

“Tani si kurrë më parë duhet të jemi të bashkuar, veçanërisht në mbrojtjen e sigurisë dhe respektimin e sundimit të ligjit. Le të fokusohemi në zbatimin e reformave kyçe dhe të dëshmojmë se te vendet e Ballkanit Perëndimor është i pranishëm vullneti për t`i pranuar ambiciet dhe frymën evropiane. Në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara, është e nevojshme që BE-ja të jetë e vendosur në qëndrimin e saj në lidhje me politikën e zgjerimit, dhe në këtë mënyrë t'u përgjigjet sfidave tona, gjegjësisht të jetë më dinamike me një koncept të qartë strategjik dhe nga ana tjetër, të vazhdojë procesin e ofrimit të mbështetjes së madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq.

Madiq përshëndeti iniciativën e Bashkimit Evropian për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Raportin për sundimin e ligjit, si instrument për zbulimin e hershëm ose parandalimin e sfidave me sundimin e ligjit. Ky hap i Bashkimit Evropian paraqet vendosjen e një baze të barabartë me shtetet - anëtare në drejtim të monitorimit të reformave vijuese dhe do të jetë i një rëndësie të veçantë për ne në procesin e integrimit të përshpejtuar.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, gjatë periudhës së kaluar arriti të luftojë për përmirësimin e dukshëm të marrëdhënieve me fqinjët e saj, rikthimin e besimit në sistemin e gjyqësorit dhe arritjen e zhvillimit më të madh ekonomik dhe kulturor. Në Raportin e Skriningut për Klasterin e Parë - Vlerat Fundamentale, është dhënë vlerësim për shkallën e gatishmërisë dhe përputhshmërisë me legjislacionin kombëtar. Jemi të përkushtuar intensivisht me të gjitha kapacitetet tona për përgatitjen e Udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, i cili do të përvijojë kahet e reformave dhe masave drejt qëllimit tonë përfundimtar – përfundimit të negociatave deri në vitin 2030”, tha Madiq.

 

QËNDRONI TË LIDHUR