• e mërkurë, 01 prill 2026

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodrën e Diellit, gjatë ditës reshje të shiut

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodrën e Diellit, gjatë ditës reshje të shiut

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit ku janë matur -3 gradë dhe 57 centimetër shtresë bore, ndërsa temperatura nën zero është matur edhe në Hanet e Mavrovës (-1 gradë). 

Zero gradë në Lazaropole dhe Krushevë, 1 gradë në Gjurishte, Pozharane, Radovish dhe Pozhar, 2 gradë në Berovë dhe Topollçan, 3 gradë në Pretor, 4 në Ohër, Kriva Pallankë, Manastir, Prilep dhe Shtip, 5 në Vinicë, Tetovë, Strumicë dhe Kumanovë, 6 gradë në Shkup - Zajçev Rid, Veles, Demir Kapi dhe Kavadar dhe 8 gradë në Gjevgjeli. 

Siç njofton DPHM-ja, në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Hanet e Mavrovës (7 litra për metër katror), 6 në Manastir, 5 në Ohër, 3 litra në Pretor, Kodrën e Diellit dhe Berovë, 2 në Lazaropole, Vinicë dhe Topollçanë edhe nga 1 litër për metër katror në Shkup - Zajçev Rid, Demir Kapi, Krushevë, Pozharan, Veles, Prilep, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Shtip.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, sot do të ketë reshje të cilat vende - vende do të jenë më të bollshme (mbi 20 litra për metër katror) nën ndikimin e aktivitetit ciklonik. 

"Për shkak të depërtimit të një mase ajrore të ftohtë, në male dhe në disa nga zonat më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të ketë erëra më të forta, herë pas here të forta, ku vende-vende do të arrijë edhe mbi 70 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 12 gradë", njoftojnë nga DPHM-ja.  

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë deri më e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR