• e enjte, 18 korrik 2024

Mëngjesi me reshje të shiut, gjatë ditës me periudha me diell

Mëngjesi me reshje të shiut, gjatë ditës me periudha me diell

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Moti sot në mëngjes në pjesët jugore do të jetë me reshje lokale shiu. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup, njoftojnë nga DPHM, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe pasdite me më shumë periudha me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

Nga nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ngrohtë me periudha me diell. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë juglindore e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt të dielës, sipas DPHM-së do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR