• e enjte, 18 korrik 2024

Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell me temperaturë deri në 28 gradë

Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell me temperaturë deri në 28 gradë

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor, parashikojnë sinoptikët. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 28 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 27 gradë.

Deri në fund të javës do të mbajë mot me diell me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës relativisht ngrohtë. Ndryshim i motit me shi lokal dhe rënie të temperaturës së ditës pritet të hënën. 

QËNDRONI TË LIDHUR