• e mërkurë, 21 janar 2026

Më shumë shi në Pozharan, temperaturat e mëngjesit mbi zero

Më shumë shi në Pozharan, temperaturat e mëngjesit mbi zero

Shkup, 6 janar 2026 (MIA) - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharan, 21 litra për metër katror, pastaj në Tetovë 19, Kodra e Diellit 17, Hanet e Mavrovës 11, Ohër 6, Krushevë 5, Lazaropole 3, Berovë, Pretor dhe Pozhar 2, Shkup-Zajçev Rid, Prilep dhe Topolçan nga një.

DPHM informon se nuk janë regjistruar temperatura minus gjatë mëngjesit. 0 gradë janë matur në Kodrën e Diellit, 3 në Krushevë, Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës 6, në Prilep 7, në Berovë, Kavadar, Tetovë, Pretor dhe Ohër 8, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Manastir 9, në Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë 10, Kumanovë, Vinicë 11, Veles, Shtip 12 dhe 13 në Demir Kapi.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me rreshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me shira lokal. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë Celsius.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR