• e diel, 06 tetor 2024

Më shumë shi në Kodrën e Diellit gjatë 24 orëve të fundit

Më shumë shi në Kodrën e Diellit gjatë 24 orëve të fundit

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka ra në Kodrën e Diellit, ku sipas matjes së DPHM-së janë regjistruar 43 litra për metër katrorë. 

Reshje ka pasur edhe në Kumanovë - 31 litër, në Dibër - 23, në Kriva Pallankë - 21, në Pozhoran - 16, në Tetovë - 12, në Strumicë dhe Gjevgjeli - 10, në Pretor, Ohër dhe Vinicë tetë, në Hanet e Mavrovës shtatë, në Krushevë pesë, në Lazaropole, Shtip dhe Dojran katër, në Shkup-Petrovec, Shkup Zajçev Rid dhe Manastir dy dhe në Berovë dhe Veles një litër. 

Nga DPHM njoftojnë se moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos në pjesët jugore, ku kohë pas kohe do të ketë reshje të shiut të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në verilindje herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervali prej 14 deri 20 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 20 gradë Celsius. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR