• e enjte, 18 korrik 2024

Më shumë se 800 emigrantë u kapën në brigjet e Tunizisë

Më shumë se 800 emigrantë u kapën në brigjet e Tunizisë
Tunizi, 21 tetor 2022 (MIA) – Më shumë se 800 emigrantë, mes të cilëve disa dhjetëra tunizianë, janë kapur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes teksa përpiqeshin të arrinin në Evropë nga brigjet e Tunizisë, njoftuan sot autoritetet lokale. "Gjithsej 813 emigrantë, përfshirë 473 nga Afrika Sub-Sahariane, u kapën pranë Tunizisë gjatë 37 operacioneve të ndryshme në pjesën veriore, qendrore dhe jugore të vendit", kumtoi Garda Kombëtare Tuniziane. Autoritetet njoftuan se janë arrestuar 48 persona të dyshuar për kontrabandë emigrantësh. Që nga fillimi i vitit, mbi 23,500 emigrantë janë kapur në brigjet e Tunizisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR