• e premte, 27 dhjetor 2024

Më shumë se 50 persona e humbën jetën në një sulm ajror në një shkollë në Etiopinë veriore

Më shumë se 50 persona e humbën jetën në një sulm ajror në një shkollë në Etiopinë veriore
Adis Abeba, 5 tetor 2022 (MIA) - Më shumë se 50 persona e humbën jetën në një sulm ajror në një shkollë në rajonin verior Tigraj të Etiopisë, raportojnë mediat britanike, duke cituar burime humanitare. Në shkollë ndodhej një strehë për njerëzit e zhvendosur nga konflikti midis qeverive federale dhe rajonale, thanë dy punonjës të ndihmës. Sulmi ajror, i kryer dje në qytetin e Adi Daero, ishte një nga më vdekjeprurësit në luftën gati dyvjeçare, e cila ka vrarë mijëra dhe shpërngulur miliona, raportojnë mediat britanike. Autoritetet etiopiane nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave britanike për koment mbi incidentin. Të mbijetuarit nga sulmi u thanë punonjësve humanitarë që ikën në qytetin Shire, rreth 25 kilometra larg, se të paktën 50 njerëz e humbën jetën në sulm, ndërsa më shumë se 70 u plagosën. Një tjetër punonjës humanitar deklaroi se 62 persona kanë vdekur. Zyra për marrëdhënie të jashtme e qeverisë rajonale në Tigraj kumtoi se në sulmin e humbën jetën 65 persona, ndërsa 70 janë lënduar. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR