• e mërkurë, 21 janar 2026

Më shumë se 24 orë në ndërprerje të plotë komunikacioni në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar "Qafë Thanë"

Më shumë se 24 orë në ndërprerje të plotë komunikacioni në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar

Strugë, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Më shumë se 24 orë në ndërprerje të plotë është komunikacioni në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar "Qafë Thanë" për shkak të një cisterne të përmbysur në rrugë.

Zëdhënësi i SPB Ohër për MIA-n informoi se në terren po ndërmerren masa, por për shkaqe teknike ende nuk është larguar cisterna nga rruga.

Udhëtarët drejt Shqipërisë po orientohen në vendkalimet kufitare Shën Naumi në Ohër ose Bllatë në Dibër. bsh/

Foto: SPB Ohër

QËNDRONI TË LIDHUR