• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Më së shumti reshje shiu gjatë 24 orëve të kalaura ka rënë në Kumanovë

Më së shumti reshje shiu gjatë 24 orëve të kalaura ka rënë në Kumanovë

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kumanovë - 17 litra për metër katror, ​​pastaj në Tetovë - 8, në Shkup-Petrovec dhe në Dibër - 5, në Demir Kapi - 3 në Kriva Pallankë, Ohër, Berovë, Strumicë dhe Krushevë, një litër për metër katror, ​​njoftojnë sot në mëngjes nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga aty theksojnë se vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve maten në vendet për matjen e shiut të DPHM-së, por për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e sedimentit ujor që ka rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më i lartë se ai i matur.

Sot në mëngjes moti në vend është me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa vend fryn erë e lehtë nga një drejtim i ndryshueshëm.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Lokalisht do të ketë kushte për një stuhi të shkurtër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 33 gradë. UV=7

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullimë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR