• e mërkurë, 21 janar 2026

Më së shumti është konsumuar bukë dhe patate, ndërsa më shumë lëngje se sa verë dhe kafe

Më së shumti është konsumuar bukë dhe patate, ndërsa më shumë lëngje se sa verë dhe kafe

Shkup, 31 dhjetor 2025 (MAI) - Amvisëritë vitin e kaluar shpenzuan gjysmën e buxhetit të tyre – 50,8 për qind kanë shpenzuar në ushqime dhe pije, prej të cilëve më shumë për mish, produkte qumështi dhe drithëra. Megjithatë, më shumë në amvisëri është konsumuar buk - 172,3 kg dhe patate - 64 kg, ndërsa mishi i lopës, viçit dhe gjedhit– 16,9 kg dhe peshk – 18,4 kilogram. Më së shumti janë pirë pije joalkoolike – 181,6 litra dhe qumësht – 73,4 litra.

Këtë e tregojnë të dhënat nga "Libri i statistikave vjetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025", nga Enti Shtetëror i Statistikës. 

Mbi gjysma e buxhetit familjar në vitin 2024 shkoi për ushqim dhe pije joalkoolike, gjegjësisht rreth 159.750 denarë.

Për ushqim, familjet mesatarisht shpenzuan më së shumti për mish – 38.397 denarë, pastaj për qumësht, produkte qumështi dhe vezë – 30.411 denarë, për produkte drithërash – 25.079 denarë, për perime – 21.373 denarë, për fruta – 9.932 denarë, për sheqer dhe çokollata – 7.409 denarë, për produkte të tjera ushqimore – 6.375 denarë, për vajra dhe yndyrna – 5.160 denarë, dhe më së paku për peshk – 4.369 denarë.

Më së shumti është konsumuar bukë – 172,3 kilogramë dhe patate – 64 kilogramë. Mesatarisht në tryezën familjare kishte rreth 25 kilogram makarona dhe oriz, qumësht – 73,4 litra, djathë – 32,4 kilogramë, 609 vezë, si dhe çokollata dhe biskota – 22,7 kilogramë dhe sheqer – 19,8 kilogramë.

Nga perimet, mesatarisht janë konsumuar 33 kilogramë domate, 30,4 kilogramë speca, 29,5 kilogramë lakër dhe 19,2 kilogramë kastravecë. Fasule – 14,9 kilogramë, ndërsa bizele dhe bishtaja 0,7 kilogramë. 

Nga frutat, më së shumti janë konsumuar limona, portokalla, mandarina – 70,2 kilogramë, pastaj kunguj – 33,5 kilogramë dhe mollë – 31,4 kilogramë. Pjeshka dhe kajsi – 7,8 kilogramë, dardha – 3,8 kilogramë, rrush – 3,5 kilogramë dhe qershi dhe manaferrë – 1,5 kilogramë.

Nga mishi, më së shumti në tryezën familjare ka pasur mish të shpendëve– 45,6 kilogramë, pastaj derrit – 23,6 kilogramë, mish viçi, gjedhi dhe lope– 16,9 kilogramë, dhe mish dele dhe qengji – 0,4 kilogramë. Peshk të freskët dhe të ngrirë familjet mesatarisht kanë konsumuar 16 kilogramë, ndërsa produkte të përpunuara nga peshku – 2,4 kilogramë.

Владата доцна синоќа донесе Одлука за замрзнување на цените на основните продукти: леб, сол, зејтин, млеко и млечни производи, јајца, брашно, месо, тестенини, лекови и дезинфекциски средства

Nga qumështi dhe produktet e tij, më së shumti është konsumuar kos dhe jogurt – 76,2 kg, pastaj qumësht i freskët – 73,4 litra dhe djathë – 32,4 kg.

Për pijet dhe duhanin, pjesa më e madhe e buxhetit familjar shkoi për duhan – 14.285 denarë, pastaj 6.293 denarë për pije joalkoolike, për kafe, çaj dhe kakao – 4.951 denarë, dhe për pije alkoolike janë shpenzuar 4.309 denarë.

Më së shumti janë pirë pije joalkoolike – 181,6 litra, ndërsa kafe dhe kakao – 7,8 kilogramë. Nga pijet alkoolike, më së shumti birrë – 28,6 litra, verë – 4,6 litra dhe pije të forta – 1,9 litra.

Të dhënat u morën bazuar në anketën statistikore "Anketa e konsumit të amvisërive", e kryer gjatë vitit 2024 në 5040 familje. U anketuan 2,914 familje, ndërsa numri i familjeve të vlerësuara është 598,632, nga të cilat numri më i madh, 92.7 përqind, janë jobujqësore (555,079), 5.2% janë të përziera (31,373) dhe vetëm 2% janë bujqësore (12,180). qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR