• e premte, 27 dhjetor 2024

Më së ftohti në Lazaropole, më ngrohti në Kumanovë, Dibër, Shkup-Zajçev Rid, Gjevgjeli dhe Dojran

Më së ftohti në Lazaropole, më ngrohti në Kumanovë, Dibër, Shkup-Zajçev Rid, Gjevgjeli dhe Dojran

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët prej 1 gradë është matur në Lazaropole mëngjesin e sotëm, ndërsa 10 gradë Celsius janë matur në Kumanovë, Dibër, Shkup-Zajçev Rid, Gjevgjeli dhe Dojran.

Siç kumtuan nga DPHM, 2 gradë janë matur në Berovë, 3 në Hanet e Mavrovës, 4 në Kodrën e Diellit, 6 në Kriva Pallankë, Ohër dhe Pretor, 6 gradë në Manastir, Tetovë, 7 Krushevë, Shkup-Petrovec, 8 Strumicë, Prilep. dhe Shtip, 9 gradë në Vinicë, Veles, Demir Kapi dhe Kavadar.

Gjatë natës moti ka qenë me vranësira të lehta deri mesatare. Mëngjesi i sotëm është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa vetëm në pjesën verilindore ka vranësira të shtuara, e cila me shpejtësi lëviz drejt jugut. Në disa vende do të fryjë erë e dobët e ndryshueshme.

Moti sot do të jetëdo të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë vranësira të shtuara me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe pasdite me vranësira të shtuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR