• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më së ftohti në Lazaropole, më ngrohtë në Gjevgjeli

Më së ftohti në Lazaropole, më ngrohtë në Gjevgjeli

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Në Lazaropole sot në mëngjes është më së ftohti, -2 gradë, ndërsa më ngrohti është në Gjevgjeli, 11 gradë.

Siç kumtoi DPHM, deri në orën 08:30 zero gradë  janë matur në Berovë, Hanet e Mavrovës, Kodrën e Diellit, 1 në Ohër dhe Pretor, 2 në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallankë, 3 në Tetovë, Manastir dhe Prilep, 4 në Veles dhe Krushevë, 5 në Strumicë dhe Demir Kapi, 6 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Kumanovë dhe Kavadar dhe 7 gradë në Vinicë.

Gjatë natës moti ka qenë i kthjellët, ndërsa sot në mëngjes është me diell. Fryn erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 17 deri në 25 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR