• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më së ftohti në Lazaropole, më ngrohtë në Dojran

Më së ftohti në Lazaropole, më ngrohtë në Dojran

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Më së ftohti mëngjesin e sotëm është në Lazaropole, ku në 07:30 është matur -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Dojran me 10 gradë.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrorometeorologjike (DPHM), në Kodrën e Diellit dhe Hanet e Mavrovës janë matur -1, në Berovë, Kriva Pallankë, Manastir dhe Pretor 1 gradë, në Tetovë, Krushevë, Prilep, Ohër dhe Dibër dy, Kumanovë dhe Veles tre, Shkup-Petrovec dhe Kavadar - katër, Shkup-Zajçev Rid, Strumicë dhe Shtip - pesë, Vinicë dhe Demir Kapi - gjashtë, ndërsa në Gjevgjeli 9 gradë.

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka ra në Gjevgjeli, dy litra në një metër katror.

Gjatë natës, moti ka qenë i kthjellët me vranësira të ulëta deri mesatare lokale dhe reshje të dobëta shiu në pjesët juglindore. Ka fryrë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here e fortë nga jugu, e cila në Shtip ka arritur shpejtësinë deri 50 kilometra në orë. Sot në mëngjes moti është pjesërisht me vranësira, në disa vend do të fryjë erë e lehtë nga jugu.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu, në disa vende të mëdha (nga 20 deri 40 litra në një metër katror) me karakter të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie, të përcjella me erë të fortë nga drejtimi jugor (mbi 70 kilometra në orë). Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 17 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, në mbrëmje dhe gjatë natës me reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës era herë pas here e forcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR