• e premte, 08 nëntor 2024

Më së ftohti në Berovë, Manastir dhe Kodrën e Diellit

Më së ftohti në Berovë, Manastir dhe Kodrën e Diellit

Shkup, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Në Berovë, Manastir dhe Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm në ora 7 janë matur - 4 gradë, -3 Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Prilep, -2 Kavadar, Shtip, Gjevgjeli, Hanet e Mavrovës,  Krushevë dhe Lazaropole, -1 Kriva Pallankë, Tetovë, Kumanovë, Demir Kapi, Veles, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Ohër dhe Dojran dhe 1 gradë në Pretor dhe Dibër.

Një shtresë dëbore prej 38 centimetrash ka në Hanet e Mavrovës në Krushevë 20, në Kodrën e Diellit 12, ndërsa në Gjurishtë një centimetër.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull në luginat përgjatë Vardarit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesën perëndimore herë pas here më e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup në mëngjes me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR