• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti në Vinicë

Më së ftohti në Berovë, më së ngrohti në Vinicë

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Në Berovë sot në mëngjes është më së ftohti, - 4 gradë, ndërsa më së ngrohti në Vinicë, 4 gradë.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometerologjike (DPHM), sot në mëngjes në orën 7:30 janë matur -3 gradë në Shkup -Petrovec dhe Strumicë, -2 në Demir Kapi, -1 në Veles dhe Gjevgjeli, zero gradë në Manastir, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Shtip, një shkallë në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Pretor, Kodrën e Diellit, Lazaropole, dy në Dibër, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë dhe tri gradë në Dojran.

Gjatë natës moti ka qenë i kthjellët me vranësira të vogla lokale, në disa vende ka fryer erë e dobët kryesisht nga drejtimi perëndimor. Mëngjesi i sotëm është me diell me vranësira të vogla lokale.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, e cila do të rritet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR