• e premte, 27 dhjetor 2024

Më ngrohtë mëngjesin e sotëm në Gjevgjeli dhe Dojran, më ftohtë në Lazaropole

Më ngrohtë mëngjesin e sotëm në Gjevgjeli dhe Dojran, më ftohtë në Lazaropole

Shkup, 6 qershor 2024  (MIA) - Më ngrohtë mëngjesin e sotëm është në Gjevgjeli dhe Dojran me 22 gradë, ndërsa më ftohtë është në Lazaropole, ku janë matur gjashtë gradë.

Siç njoftoi DPHM-ja, deri në orën 8:30 tetë gradë janë matur në Hanet e Mavrovës, nëntë në Berovë dhe Kodrën e Diellit, 11 në Pretor, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Ohër, 12 në Shkup-Petrovec, Manastir, Dibër dhe Krushevë, 13 në Prilep, 14 në Kumanovë dhe Vinicë, 15 në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Shtip dhe 16 gradë në Strumicë, Kavadar dhe Veles. 

Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Ohër, dy litra për metër katror.

Gjatë natës moti ka qenë i kthjellët dhe vetëm në pjesët jugperëndimore ka pasur vranësira të ulëta deri mesatare. Mëngjesi i sotëm është kudo me diell, por me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për paraqitje të rrallë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë nga 27 deri 34 gradë. UV-Indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR