• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Më ftohtë sot në mëngjes në Lazaropole

Më ftohtë sot në mëngjes në Lazaropole

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Sot në mëngjes temperatura më e ulët prej 3 gradë Celsius është matur në Lazaropole. Pas tyre vijnë Berova me 4 gradë, 6 në Hanet e Mavrovës, 7 në Manastir, Kriva Pallankë, Kodrën e Diellit, 8 në Tetovë, Ohër dhe Pretor, 9 në Shkup afër Petrovecit, Strumicë, Prilep dhe në Krushevë, 10 në Dibër, Kumanovë, Shtip, Veles, Demir Kapi, 11 në Shkup afër Zajçev Ridit, Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli dhe 13 gradë në Dojran.

Më së shumti shi për 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm ka rënë në Dibër - 4 l/m2, 3 l/m2 në Lazaropolë dhe 1 l/m2 në Hanet e Mavrovës, theksojnë nga DPHM-ja me vërejtje që vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve janë matur në vendet për matjen e shiut. Për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e ujit që ka rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e lartë se sasia e matur.

Moti sot është me diell me vranësira të lehta deri mesatare.Pasdite, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte por paraqitje lokale të motit të ligë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 13, ndërsa ajo maksimale prej 20 deri 28 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite më e madhe dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura maksimale do të arrijë deri 26 gradë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR