Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli
- Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Sara Ademi
- 09:19, 18 dhjetor, 2024
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Janë matur 4 gradë nën zero në Berovë, minus 3 në Manastir, minus 2 në Tetovë, Shkup-Petrovec, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, minus 1 në Veles, Prilep, Strumicë, Dibër, 0 në Ohër, Kriva Pallankë, Shtip, Kumanovë, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, 1 në Pretor, 2 në Vinicë, Kodrën e Diellit, 4 në Krushevë dhe 6 në Gjevgjeli.
Në orën shtatë, shtresa e dëborës në Kodrën e Diellit ishte 34 centimetra, në Hanet e Mavrovës 26 centimetra.
Moti gjatë ditës pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, më të mëdha pasdite. Është paralajmëruar të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale pritet të arrijë nga 8 deri në 17 gradë. Në Shkup, temperatura maksimale është paralajmëruar të arrijë deri në 13 gradë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s