• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Në Kodrën e Diellit në mëngjes në orën 07:30 janë matur -6 gradë Celsius, -5 në Hanet e Mavrovës, -4 në Manastir, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Berovë, -3 në Pretor dhe Tetovë, -2 në Prilep dhe Ohër, -1 në Strumicë dhe Vinicë, ndërsa zero gradë në Shtip. Një gradë është matur në Shkup-Petrovec, dy në Shkup-Zajçev Rid, tre në Kavadar dhe Demir Kapi, katër në Dojran, pesë në Veles, ndërsa gjashtë gradë në Gjevgjeli.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se në Kodrën e Diellit ka nëntë centimetra borë.

Në Kodrën e Diellit ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit, një litër në një metër katror.

DPHM informon se gjatë natës moti ishte kryesisht i kthjellët, ndërsa në mëngjes është me diell me erë të lehtë deri në mesatare veriore.

Moti sot do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR