• e premte, 27 dhjetor 2024

Më ftohtë në Kodrën e Diellit - 8 gradë, më së shumti shi në Manastir

Më ftohtë në Kodrën e Diellit - 8 gradë, më së shumti shi në Manastir

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Në mëngjes temperaturë më e ulët prej -8 gradë është matur në Kodrën e Diellit. Me -6 gradë vijon në Hanet e Mavrovës, -5 në Krushevë, -1 në Berovë, Ohër, Pretor, Manastir, Prilep, Dibër, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë, 1 gradë në Tetovë, Shtip, Strumicë, 2 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Demir Kapi, Dojran, 3 në Shkup-Petrovec, 4 në Gjevgjeli.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit deri në orën 7 është regjistruar në Manastir -6 litra në m2, pastaj në Demir Kapi, 4 në Berovë, Dojran, 2 në Kriva Pallankë, Topollçan, Vinicë, 1 në Prilep, Gjevgjeli, Gjurishte.

Në Krushevë, vlera e shtresës së dëborës në orën 7 ishte 10 centimetra, në Berovë 3, Gjurishte -2, Kodrën e Diellit, Manastir dhe Topollçan -1.

Moti sot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR