• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Më ftohtë në Berovë, më shumë shi në Lazaropole

Më ftohtë në Berovë, më shumë shi në Lazaropole

 Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Më  ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me 4 gradë Celsius, ndërsa me 13 gradë më  ngrohtë është në Demir Kapi.

 Në Lazaropole   mëngjesin e sotëm janë matur 5 gradë, 7 Kriva Pallankë, 8 Tetovë 8, Manastir, Strumicë dhe Kodër të Dielli, 9 gradë në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor, Prilep, Shtip dhe Hanet e Mavrovës, 10 Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Dibër, Veles dhe Kavadar, 11 gradë në Gjevgjeli, Krushevë dhe 12 gradë në Vinicë.

 Nga DPHM-ja informojnë se në 24 orët e kaluara deri në orën 8.00 kanë rënë 5 litra shi për metër katror në Lazaropole, ​​4 në Ohër dhe Dibër, ndërs 1 litër për metër katror në Hanet e Mavrovës, Pretor dhe Shtip.

 Gjatë natës moti ka qenë me vranësira të ndryshueshme, mëngjesi i sotëm është kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të dobët. Fryn erë e lehtë, në vendet më të larta erëmesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla.  Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vende-vende në pjesët  perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugor.

 Temperatura maksimale do të arrijë nga 20 deri 26 gradë.

 Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesë të luginës me shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR