• e enjte, 07 nëntor 2024

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Deri në ora 8:30 me 0 gradë Celsius të matura, këtë mëngjes më ftohtë është në Berovë, ndërsa më ngrohtë me tetë gradë është në Vinicë.

Siç njoftuan nga DPHM, tre gradë janë matur në Shkup-Petrovec, Ohër, Kodra e Diellit, katër në Kriva Pallankë, Strumicë, Demir Kapi, Tetovë, Hanet e Mavrovës, pesë gradë në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Veles, Krushevë, Dibër, gjashtë në Manastir, Gjevgjeli, Shtip, Kumanovë dhe shtatë gradë në Kavadar dhe Dojran.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa vende ka fryrë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Këtë mëngjes është gjithkund me diell. Frynë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit, erë herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR