• e premte, 27 dhjetor 2024

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Shtip, Veles, Vinicë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Shtip, Veles, Vinicë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Në Berovë këtë mëngjesi është më ftohtë - tre gradë, më ngrohtë në Shtip, Veles, Vinicë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli - 12 gradë.

Siç njofton Drejtoria për për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) deri në orën 7:30 janë matur temperaturat në Lazaropole pesë gradë, gjashtë në Kodrën e Diellit, shtatë në Strumicë dhe Krushevë, tetë në Shkup-Petrovec, Manastir, Ohër, Kriva Pallankë, nëntë në Prilep dhe Mavrovë, dhjetë në Shkup - Zajçev Rid, Tetovë dhe Kavadar dhe 11 gradë në Kumanovë, Pretor dhe Dibër.  

Më shumë reshje të shiut gjatë 24 orëve ka patur në Krushevë- shtatë litra në metër katror, në Topollçan pesë, në Prilep katër, në Manastir dhe Marvrovë dy dhe në Kodrën e Diellit dhe Berovë nga një litër për metër katëror. 

Gjat natës moti ka qenë i ndryshueshëm me vranësira, me erë të lehtë në drejtim të jugut. Mëngjesi i sotëm ishte me vranësira mesatare, në disa vende me erë mesatare nga drejtimi jugor.

Moti sot dë të jet i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të fortë, nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore. Gjatë orëve të natës reshjet do të përhapen kudo dhe në disa vende do të jenë më të shumta, të ndjekura me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 24 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga përfundim i ditës dhe gjatë natës, në disa pjesë të luginës do të ketë reshje shiu më intensive. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR