Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Dibër
- Nga Drejtoria për Punë hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se këtë mëngjes minus 4 gradë është regjistruar në Brovë, minus 3 në Shkup - Petrovec, minus 2 në Shkup - Zajçev Rid, Tetovë, Manastir, Strumicë, Demir Kapi, Kumanovë, Lazaropole, Veles, minus 1 në Pretor, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, Kodra e Diellit, 0 në Prilep, Gjevgjeli, 1 në Hanet e Mavrovës, Ohër, Vinicë, 2 në Krushevë, dhe 4 në Dibër.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Nga Drejtoria për Punë hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se këtë mëngjes minus 4 gradë është regjistruar në Brovë, minus 3 në Shkup - Petrovec, minus 2 në Shkup - Zajçev Rid, Tetovë, Manastir, Strumicë, Demir Kapi, Kumanovë, Lazaropole, Veles, minus 1 në Pretor, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, Kodra e Diellit, 0 në Prilep, Gjevgjeli, 1 në Hanet e Mavrovës, Ohër, Vinicë, 2 në Krushevë, dhe 4 në Dibër.
Në ora shtatë, trashësia e dëborës në centrimetra ka qenë 33 në Kodrën e Diellit, 24 në Hanet e Mavrovës.
Nga DPHM njoftojnë se moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me mjegull nëpër disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut, ndërsa nëpër male dhe në disa vende më të larta, reshje të borës. Vende-vende reshjet do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maks9imale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.
Moti në Shkup pritet paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës, gjsatë ditës me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura maksimale parashikohet të arrijë deri në 9 gradë. mb/