Më ftohtë në Berovë dhe Shkup-Petrovec
- Në Berovë në orën 7 të mëngjesit janë matur -9 gradë, në Shkup-Petrovec -7, në Shtip, Strumicë, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë -6, ndërsa -5 në Kriva Pallankë, Kavadar, Shkup-"Zajçev Rid" dhe Gjevgjeli. Katër gradë nën zeron janë regjistruar në Manastir dhe Tetovë, -3 në Prilep, -2 në Vinicë dhe Dibër, -1 në Dojran, Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Pretor, ndërsa 1 gradë në Ohër, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM).
- Post By Arta Bunjaku
- 08:33, 15 janar, 2024
Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Në Berovë në orën 7 të mëngjesit janë matur -9 gradë, në Shkup-Petrovec -7, në Shtip, Strumicë, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë -6, ndërsa -5 në Kriva Pallankë, Kavadar, Shkup-"Zajçev Rid" dhe Gjevgjeli. Katër gradë nën zeron janë regjistruar në Manastir dhe Tetovë, -3 në Prilep, -2 në Vinicë dhe Dibër, -1 në Dojran, Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Pretor, ndërsa 1 gradë në Ohër, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Shtresa e borësnë Kodër të Diellit është pesë centimetra.
Gjatë natës mori ishte i ftohtë posaçërisht në pjesët lindore të vendit. Nga perëndimi u zgjeruan vranësira të matura të ndryshueshme. Sot në mëngjes, në pjesët qendrore, po mban mot kryesisht i vranët, ndërsa temperatura në viset më të larta është mbi zero me erë kryesisht të matur nga drejtimi jugperëndimor.
Sipas DPHM-së, moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, kryesisht në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në viset më të larta me borë, ndërsa në disa vende më të ulëta, reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 8 gradë. ab/