• e premte, 27 dhjetor 2024

Më ftohtë në Berovë dhe në Manastir, më nxehtë në Dojran

Më ftohtë në Berovë dhe në Manastir, më nxehtë në Dojran

Shkup, 12 shkurt 2023 (MIA) - Më ulët -10 gradë sot në mëngjes në orën 8:30 janë matir në Berovë dhe në Manastir, në Dojran dy gradë.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se -9 gradë janë matir në Shkup-Petrovec, -8 Demir Kapi, -7 Prilep, Strumicë dhe Shtip, -6 Hanet e Mavrovës dhe kriva pallankë, -5 Kodër e Diellit, Pretor, Ohër dhe Tetovë, -4 në Vinicë, Shkup-"Zajçev Rid", -3 Krushevë, Gjevgjeli dhe -2 në Kumanovë.

Lartësia e shtresës së borës sot në mëngjes është 46 centimetra në Kodër të Diellit, 18 në Hanet e Mavrovës, 12 Llazaropole, tre centimetra në Krushevë dhe dy në Gjurishte.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët dhe i ftohtë, vende-vende me erë të dobët nga drejtimi verior. Sot në mëngjes nga veriu vranësirat do të rriten, dhe do të mbisundojë mot me vranësira. Fryn erë e dobët, kryesisht veriore, vetëm në Gjevgjeli era është e matur.

Moti sot do të jetë i matur deri dukshëm me vranësira, në pjesët veriore me dikuri të reshjeve lokale të dobëta të borës, kryesisht në rajonet malore. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore, më e hsprehur përgjatë Vardarit. Temperatura maksimle do të jetë në interval prej 1 deri 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i matur deri dukshlm me vranësira, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Në pjesët më të larta të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Temperatura maksimale do të arrijë 6 gradë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR