• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Llazaropole, më së shumti shi në Dibër

Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Llazaropole, më së shumti shi në Dibër

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët mëngjesit e sotëm prej 4 gradë Celsius është matur në Llazaropole. Pastaj vijon Berova me 5 gradë, 6 në Kodrën e Diellit, 7 në Hanet e Mavrovës, 9 në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir dhe Krushevë, 10 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Tetovë, Prilep, Shtip dhe në Strumicë, 11 në Vinicë, Kumanovë, Veles dhe 12 gradë në Shkup afër Zajçev Rid, Dojran, Gjevgjeli dhe në Kavadar.

 Sipas të dhënave nga pikat matëse të DPHM-së, në 24 orët e fundit deri në orën 08;00 më së shumti shi ka rënë në Dibër -7  l/m2, pastaj 4 në Krushevë dhe Vinicë, 2 Strumicë dhe 1  l/m2 në Llazaropole.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Nga mesdita në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 21 deri 29 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nga mesdita në disa pjesë të luginave do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për mot të ligë afatshkurt. Temperatura maksimale do të arrijë 26 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR