Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodër të Diellit
- Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur -4 gradë Celsius, pas çka pasojnë me Llazaropole me -1, Hanet e Mavrovës dhe Krushevës me 0, Tetovë, Kriva Pallankë me 1, Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev RId", manastir, Prilep dhe Berovë me 2 gradë, Ohër dhe Dibër 3, pretor 4, Shtip, Vinicë, Kumanovë, Veles dhe Kavadar 4, Demir Kapi dhe Strumicë 5 dhe Gjevgjeli 6 gradë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:26, 9 dhjetor, 2024
Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur -4 gradë Celsius, pas çka pasojnë me Llazaropole me -1, Hanet e Mavrovës dhe Krushevës me 0, Tetovë, Kriva Pallankë me 1, Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev RId", manastir, Prilep dhe Berovë me 2 gradë, Ohër dhe Dibër 3, pretor 4, Shtip, Vinicë, Kumanovë, Veles dhe Kavadar 4, Demir Kapi dhe Strumicë 5 dhe Gjevgjeli 6 gradë.
Siç informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), më së shumti shi, 19 litra në metër katror, gjatë 24 orëve ka pasur në Gjevgjeli dhe Dibër, 15 në Strumicë, 13 në Manastir dhe Krushevë, 121 në Prilep dhe Berovë, 11 në Kriva Pallankë, Pozharan dhe Pozhar-Radovish, 10 në Tetovë, Ohër, Shtip dhe Topollçan, 9 në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole, 8 në Pretor dhe Veles, 7 në Vinicë, 6 në Kodër të Dielit dhe Kavadar, 5 në Shkup-Petrovec dhe Kumanovë, 4 në Dmeir Kapi, 1 në Shkup-"Zajçev Rid".
Në Kodër të Diellit ka 47 centimetra shtresë bore, 36 në hanet e Mavrovës, ndërsa në krushevë 12 cm.
Moti sot do të jetë i ndryshuehsëm me vranësira, nëpër disa lugina me dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët juglindore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 7 deri 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, paradite me dukuri të mjegullës. Do të fryjë erë e matur deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë.
foto: МIА arkivi