Më ftohtë dhe më së shumti shi në Kodrën e Diellit, shtresa e borës 58 centimetra
- Temperatura minimale më e ulët është matur këtë mëngjes në Kodrën e Diellit, tre gradë nën zero, infromuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Ramize Qamili
- 09:08, 18 mars, 2026
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Temperatura minimale më e ulët është matur këtë mëngjes në Kodrën e Diellit, tre gradë nën zero, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
U regjistrua 0 gradë celsius në Hanet e Mavrovës, Krushevë, Lazaropolë, 1 në Berovë, 3 në Kriva Pallankë, Pretor, 4 në Manastir, Prilep dhe Vinicë, 5 në Ohër, Tetovë dhe Shtip, 6 në Kumanovë dhe Veles, 7 në Shkup-Zajçev Rid, si dhe në Shkup-Petrovec. Strumicë dhe Kavadar. si dhe 8 në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, sasia e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ishte 10 litra për metër katror në Kodrën e Diellit, 3 në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë, 2 në Prilep, Krushevë dhe Lazaropole, 1 në Gjurishtë, Pozhar dhe Topolçan.
Lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit arrin 58 centimetra, ndërsa në Krushevë një centimetër.
Sinoptikanët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të freskët gjatë gjithë ditës. Kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të shiut, në male reshje të herëpashershme bore, ndërsa në disa nga vendet më të larta shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, me shira të lehtë në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius. rq/
Foto: arkivi i MIA-s