• e shtunë, 17 gusht 2024

Më freskët në Llazaropolë, më së shumti shi në Pozharan

Më freskët në Llazaropolë, më së shumti shi në Pozharan

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Sot në mëngjes më freskët ishte në Llazaropolë ku janë matur 11 gradë Celsius. Vijojnë Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 13 Berovë, 14 Kodër të Diellit, 15 Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, 16 Prilep, Ohër, 17 Shkup - Petrovec, Krushevë, Pretor, 18 Demir Kapi, 19 në Shtip, Strumicë, Veles dhe Vinicë dhe 20 gradë në Shkup në Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli.

Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 (në  l/m2) më së shumti shi ka rënë në Pozharan - 8 l/m2, pastaj 5 l/m2 në Tetovë, 4 në Krushevë, 3 në Hanet e Mavrovës dhe 2 l/m2 në Kodër të Diellit. Vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve të rëna janë matur në vendet për matjen e shiut në DPHM. Për shkak të proceseve lokale, sasia e rënë e shiut dallon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe se ajo e matur.

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht do të ketë kushte për mot të ligë me shi më të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 37 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR