• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më 13 gusht do të formohet lëvizje e re politike e udhëhequr nga Izet Mexhiti

Më 13 gusht do të formohet lëvizje e re politike e udhëhequr nga Izet Mexhiti

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Izet Mexhiti, deputet nga BDI -ja dhe pjesë e të a.q. Grupi i zjarrit njoftoi sot se do të formohet një lëvizje e re politike në të cilën tashmë janë tre deputetë nga radhët e BDI-së, por edhe shumë persona të tjerë që kanë dhënë dorëheqje nga postet partiake. Mexhiti tha se themelimi zyrtar i subjektit të ri politik do të jetë më 13 gusht.

"Kemi arritur në përfundimin se janë ezauruar të gjitha mundësitë për të vepruar për përmirësimin e brendshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe pas kësaj, konkluzioni i sotëm është se jemi duke formuar një lëvizje të re politike, tha një një deklaratë për mediat deputeti Izet Mexhiti, njëri nga udhëheqësit e fraksionit të brendshëm të deritanishëm në BDI, pas debatit të sotëm që u mbajt në hapësirat e komunës Çair.

Ai u bëri thirrje të gjithë intelektualëve që nuk kanë qenë të përfshirë më parë apo janë të përfshirë në parti të tjera politike, por nuk janë të kënaqur, të gjithë ata që, siç tha ai, duan të kontribuojnë për një standard më të mirë, duan t'u shërbejnë qytetarëve, jo vetëm të marrin vota dhe të harrojnë, por për t'i shërbyer kauzës, do të kenë një derë të hapur në lëvizjen e re politike.

Në lidhje me mbështetjen e dikurshme që ky ish-fraksion kishte nga pjesa tjetër e anëtarëve të BDI-së, pra Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi, të cilët nuk morën pjesë në ngjarjen e sotme, Mexhiti tha se nuk është i vetëm, tashmë janë përfshirë tre deputetë dhe ka njoftime për përfshirjen e deputetëve të tjerë.

"Sa i përket zotërinjve për të cilët po flisni, jam i bindur se edhe sot ata mendojnë njësoj si para gjashtë muajsh dhe një viti më parë, se BDI-ja ka humbur lidhjen me realitetin, por të tre kanë vendosur që mendojnë se ka ende mundësi për të vepruar brenda BDI-së. Ne të tjerët me analizat tona vendosëm se janë ezauruar të gjitha mundësitë, nuk ka vend për veprim brenda BDI-së dhe po formojmë një lëvizje të re për të cilën koha do të tregojë se kush ka të drejtë", tha Mexhiti.

Ai informoi se sipas konkluzionit të arritur në debatin e sotëm, themelimi zyrtar i këtij subjekti politik do të jetë më 13 gusht, në ditën e Marrëveshjes Kornizë.

Mexhiti shpjegoi se subjekti i ri politik në parim do të funksionojë si parti, por emërtimi do të tingëllojë si lëvizje politike, ndërsa për emrin tha se do të ketë debat dhe do të shqyrtohen propozimet më të mira, jo vetëm për emrin por edhe për programin, platformën dhe objektivat e tjera.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo është një lojë e BDI-së apo një paketë e vërtetë që do të artikulohet deri në fund, ai ka shpjeguar se me formimin e një lëvizjeje të re të politikave opozitare nga pozita e pushtetit, është argument se ata janë seriozë në qëllimet e tyre.

I pyetur nëse do të jenë të gatshëm për zgjedhje të mundshme të parakohshme, Mexhiti tha se pikërisht për këtë po nxitojnë ta formojnë këtë lëvizje për të qenë të gatshëm për çdo lloj sfide që mund të lindë ndërkohë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR