Lutkov: Me ribalancin e buxhetit siguruam në mënyrë plotësuese 8 milionë denarë për rinovimin e Kalasë së Shkupit - simbol i Shkupit
- Në Kalanë e Shkupi sot filloi aksioni për rregullimin e bimësisë, hapësirë e cila prej kohësh është mbuluar me bar të lartë dhe të thatë. Së shpejti do të fillojë edhe rinovimi i dy muzeve të cilat ndodhen në Kala.
- Post By Ramize Qamili
- 12:22, 25 korrik, 2025
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Në Kalanë e Shkupi sot filloi aksioni për rregullimin e bimësisë, hapësirë e cila prej kohësh është mbuluar me bar të lartë dhe të thatë. Së shpejti do të fillojë edhe rinovimi i dy muzeve të cilat ndodhen në Kala.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot gjatë vizitës së tij në Kala, së bashku me kryetarin e BNJVL-së Orce Gjorgjievski dhe disa kryetarë të komunave të Shkupit, theksoi se simboli i historisë dhe kulturës në dhjetë vitet e fundit është shkatërruar dhe pa asnjë kujdes. Informoi se gjendja është e keqe edhe me dy muzetë në Kala për të cilët siç tha, "do të kërkojnë rinovim të plotë të të gjitha makinerive dhe ajrit të kondicionuar".
"Bëmë një plan dhe me ribalancin e buxhetit siguruam tetë milionë denarë të cilët do të shfrytëzohen deri në fund të vitit. Menjëherë do të vazhdojmë me shpalljen e furnizimit publik për riparimin e këtyre hapësirave. Më vonë dhe me realizimin e gjithë këtij projekti gjigant, i cili duhet të vihet në funksion deri në vitin 2026", theksoi Lutkovi.
Qëllimi është, tha ai, në vitin 2028 kur Shkupi do të jetë kryeqytet evropian i kësaj hapësire kulturore do të jetë nga më të shfrytëzuarat.
Drejtoresha e Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Vesella Çestoeva, informoi se Drejtoria ka përgatitur specifikimin teknik.
"Do ta shpallim tenderin që të mund të hyjmë dhe të fillojmë punën. Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë disa përpjekje në periudhën e kaluar për të kontaktuar Qytetin e Shkupit, me NP Parqe dhe Gjelbërim. Fatkeqësisht, pa sukses. Prandaj si Drejtori drejtuam kërkesë tek BNJVL, deri tek Orce Gjorgievski dhe menjëherë morëm përgjigje, dhe për këtë arsye aksioni i sotëm është pjesë e planit për rivitalizimin e Kalasë së Shkupit", sqaroi Çestova.
Potencoi se Drejtoria deri në fund të vitit do të arrijë t’i përfundojë këto dy projekte infrastrukturore dhe t’i vë në funksion.
Sipas kryetarit të BNJVL-së dhe kryetarit aktual të Kisella Vodës, Orce Gjorgievski, për historinë nuk duhet të shkruhet ose të debatohet vetëm në Fejsbuk, por duhet të tregohet me shembuj praktikë.
"Historia nuk duhet të trajtohet dhe të ndihmohet në atë pjesë të Fejsbukut duke shkruar statuse, as duke drejtuar debate rreth saj, por më tepër përmes shembujve praktikë se si duhet ta ruajmë atë që është trashëgimia jonë, por edhe simbol i qytetit. Mua më vjen sinqerisht keq jo vetëm për gjendjen e këtij objekti që ndodhemi, por edhe të shumë objekteve të tjera", tha Gjorgioski i cili është edhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit.
Paralajmëroi se pas zgjedhjeve lokale, Kalaja e Shkupit por dhe të gjitha objektet e tjera në Qytetin e Shkupit që janë simbole historike të qytetit, do të marrin trajtim të veçantë. rq/
Foto: MIA