• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lutkov: Asnjë institucion nacional i kulturës nuk është i siguruar, në vend të investimeve kapitale ne flasim për paga dhe mbulim të humbjeve

Lutkov: Asnjë institucion nacional i kulturës nuk është i siguruar, në vend të investimeve kapitale ne flasim për paga dhe mbulim të humbjeve

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Asnjë institucion kombëtar i kulturës nuk është i siguruar. Me ribalancin kemi siguruar buxhet për sigurimin e tyre dhe tashmë është duke u zhvilluar procedura për furnizim publik, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, duke akuzuar se për shkak të mospunës së qeverisë së kaluar për investimet kapitale dhe përmirësimin e kushteve me ribalancin e Buxhetit të këtij viti, fokusi ishte që të sigurohen mjete për paga dhe mbulim të humbjeve.

Është e paqartë, potencoi Lutkov, pse nuk janë paraparë mjete për këto punë "a kanë qenë të sigurt se nuk do të jenë më në pushtet, prandaj e kanë krijuar buxhetin deri në korrik ose ajo është nga mosdija".

"Ne jemi përballur me një problem të tillë, po vjen ribalanci i buxhetit neve na mungojnë 248 milionë denarë vetëm për paga deri në fund të vitit", theksoi Lutkov.

I pyetur nëse parashihet rritje pagash për punëtorët e kulturës, Lutkov tha se duhet të respektohet gjithçka që rregullohet me ligj.

"Gjithçka që është rregulluar sipas ligjit duhet të respektohet, qoftë sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive apo marrëveshjes kolektive të veçantë, do të duhet të respektohet. Pyetja është pse pasi e dini se në vitin 2024 do të duhet të respektoni marrëveshjen kolektive sepse kanë paralajmëruar se do të rritet paga minimale në vitin 2024, pyetja është pse nuk i keni paraparë ato mjete të cilat janë rreth 250 milionë denarë", deklaroi Lutkov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Bibliotekën nacionale universitare "Shën Klimenti i Ohrit".

Si ministër i ri, Lutkov potencoi se më duhej të siguroja nga Qeveria diku rreth 7/8 milionë mjete shtesë vetëm për të mbuluar humbjet, në vend që ato 7/8 milionë deri në fund të vitit t’i përdorja për prerjen e shiritit në Teatrin e ri turk.

Lutkov, mes tjerash, potencoi se nga viti 2017 e deri më tani të gjitha proceset në fushën e investimeve kapitale janë në nivel minimal.

"Pra, gjithçka i lihet kohës. Ne sot po përballemi të parët, sepse buxheti është në një gjendje katastrofale, po punohet me ekipin e Ministrisë së Kulturës për të përfunduar projektet e nisura 15 vite më parë, ndërsa jo për të nisur procesin e ndërtimeve të reja. Domethënë, në këtë mandat duhet të përfundojmë të gjitha objektet në pjesën e kulturës që janë nisur si proces dhe duhet të rinovojmë disa nga institucionet që janë në gjendje katastrofale siç është BNU-ja", tha Lutkov.

Në programin e partisë, theksoi ai shkruan se ky proces do të jetë 2025-2035 dhe potencoi se në ndërkohë do të përpunohen projekte dhe do të rishikohen edhe ato ekzistuese në mënyrë siç tha ai, "të shohim deri në cilën fazë dhe çfarë mund të bëjmë në këtë mandat".

I pyetur për projektin në Muzeun e Velesit, Lutkov tha se sigurisht që është një projekt shumë i vjetër dhe do të duhet të procedohet në lidhje me atë se sa kushton. "Më besoni nëse një projekt është bërë në vitin 2015 ju patjetër duhet të bëni ndryshime brenda teknologjisë së skenës, sepse tashmë ajo është teknologji e vjetruar", theksoi ai. rq/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR