• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lutkov: Është i nevojshëm bashkimi dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit në mbrojtjen dhe ruajtjen e të mirave kulturore dhe kthimin e sendeve të vjedhura

Lutkov: Është i nevojshëm bashkimi dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit në mbrojtjen dhe ruajtjen e të mirave kulturore dhe kthimin e sendeve të vjedhura

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Tregtia e palejuar me të mira kulturore është problem global i cili kërkon përgjigje globale, por gjithashtu kërkon edhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar veçanërisht në Ballkanin Perëndimor ku trashëgimia kulturore është e pasur dhe e llojllojshme. Për këtë Qeveri dhe për mua si ministër i Kulturës dhe Turizmit mbrojtja dhe ruajtja e të mirave kulturore të vendit tonë është me prioritet të lartë. Jam i bindur se bashkë mund ta mbrojmë trashëgiminë kulturore dhe ta ruajmë për gjeneratat e ardhshme, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit në hapjen e sotme të punëtorisë "Lufta kundër tregtistë të palejuar me të mira kulturore në Ballkanin Perëndimor" e organizuar nga Byroja Rajonale për Shkencë dhe Kulturë e UNESKO-s në Evropë. 

Në trajnimin disaditor në të cilin ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues nga Ministritë e Kulturës dhe Turizmit, të Drejtësisë, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë Doganore, prokurorë dhe gjykatës publikë, si dhe profesionistë të muzeut dhe menaxherë të objekteve, Lutkov konfirmoi edhe një herë përkushtimin dhe unitetin për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë kulturore që posedojmë këtu, si dhe shprehu mirënjohjen ndaj UNESKO-s dhe Byrosë Rajonale për Evropën, me mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe logjistike të së cilës janë realizuar deri më tani shumë nisma dhe projekte, në drejtim të zbatimit të konventave, programeve dhe nismave të UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

"Në këtë kontekst, zbatimi i konventave ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore është veçanërisht i rëndësishëm. Do të theksoj se vendi ynë, kandidat për anëtarësim në BE, demonstron një përkushtim serioz për respektimin e konventave ndërkombëtare, si dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme evropiane në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Me ngjarjen e sotme jemi edhe një herë të bashkuar në përpjekjet për të promovuar mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e cila është simbol i identitetit, historisë, kujtesës kolektive dhe shpirtit të një kombi", tha ministri i Kulturës.

Ai e theksoi ndjeshmërinë e rajonit në Ballkanin Perëndimor në vjedhje dhe tregti të paligjshme të të mirave kulturore dhe rëndësisë së bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ai përkujtoi për bashkëpunimin e vendit me Republikën e Shqipërisë kur si rezultat i qasjes profesionale dhe të koordinuar të të dyja shteteve me sukses ishte realizuar kthimi i 20 ikonave të nxjerra paligjshëm nga kishat e Maqedonisë së Veriut dhe manastire të cilat pas udhëtimit me dekada  kthyen atu ku e kanë vendin. 

Në forum folën edhe Sinisha Sheshum dhe Mateo Rosati nga Byroja Rajonale për Shkencë dhe Kulturë e UNESKO-s në Evropë.

Punëtoria pesëditeshe është në drejtim të ngritjes së vetëdijes dhe ndërtimit të kapaciteve për luftë kundër tregtisë së palejuar me të mira kulturore për kategori të ndryshme të institucioneve kyçe dhe palë të tjera të prekura. 

Projekti "Lufta kundër tregtisë së palejuar me të mira kulturore në Ballkanin Perëndimor" është financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga UNESKO përmes Byrosë rajonale për shkencë dhe kulturë të UNESKO-s në Evropë me seli në Venecia dhe zyrës së saj Antena në Sarajevë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR