• e premte, 27 dhjetor 2024

Luixhi Soreca sërish në krye të misionit të BE-së në Shqipëri

Luixhi Soreca sërish në krye të misionit të BE-së në Shqipëri

Tiranë, 4 shtator 2023 (MIA) - Ish-ambasadori Luixhi Soreca sërish u kthye në Tiranë, ku do të qëndrojë deri në ardhjen e ambasadorit të ri i cili do ta udhëheqë delegacionin e BE-së. 

 Në një postim të delegacionit të BE-së në rrjetet sociale, thuhet se në takimin me delegacionin, Soreca e theksoi mbështetjen e fortë për Shqipërinë dhe promovimin e reformave të rëndësishme që do ta sjellin vendin në BE.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE”, tha ambasadori Soreca. 

 Ai u largua nga Tirana pak më shumë se një vit më parë, ndërsa vjen në vendin e ambasadores Kristine Hohman, e cila largohet nga Shqipëria para përfundimit të mandatit.

 Soreca mbërriti për herë të parë në Tiranë në shtator të vitit 2018, me një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë. ndërsa  e pasoi ambasadoren evropiane Romana Vlahutin.

 Siç shtohet, kthimi i Sorecës në Shqipëri “vjen në një moment të rëndësishëm në kontekst të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

 Foto: Misioni i BE-së në Tiranë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR