• e premte, 27 dhjetor 2024

Lufta në Ukrainë: Dora e zgjatur e Moskës në Gjermani

Lufta në Ukrainë: Dora e zgjatur e Moskës në Gjermani

22 qershor 2023 

Dojçe vele, Bon

Pas dëbimit të diplomatëve rusë, Zyra për mbrojtje të Kushtetutës e regjistroi strategjinë e re të spiunazhit të Kremlinit në Gjermani dhe paralajmëron për rreziqe.

"Lufta ruse kundër Ukrainës do të thotë edhe kthesë për sigurinë e brendshme", deklaroi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, nensi Feser, duke e prezantuar raportin e Zyres për mbrojtje të kushtetutës në berlin për vitin 2022.

Afër saj është Tomas Haldenvang, kryetar i Zyres federale për mbrojtje të kushtetutës (BfV), përkatësisht shërbimi i fshehtë i brendshëm apo siguria shtetërore.

"Sërish u rritën kërcënimet nga aktiviteti i spiunazhit rus", theksoi ai.

Si përgjigje, Gjermania menjëherë pas fillimit të luftës dëboi 40 diplomatë rusë të cilët ishin të akredituar në ambasadën në Berlin dhe ishin të dyshuar për spiunazh.

Edhe krahas kësaj, shefi i BfW pret akoma tentime për ndikim nga ana e Kremlinit në të ardhmen.

Putini është më i rrezikshëm se Kina

"Madje edhe nëse masat e tilla kanë efekt në afat të shkurtë, Rusia do t'i adaptojë metodat e veta dhe do të veprojë në mënyrë më të fshehtë dhe më agresive në të ardhmen. Kur e thotë këtë, Haldenvang mendon për sulmet kibernetike dhe nëpunësit ilegal të shërbimeve të fshehta të cilët mund të lëvizin nëpër Gjermani me identitete të rrejshme. Dhe në krahasim me vendet e tjera, posaçërisht me Kinën, ai konsideron se Vlladimir Putin është më i rrezikshëm.

Në parim, mund të thuhet se shërbimet ruse janë më të fuqishme dhe i shfrytëzojnë të gjitha mjetet, ndonjëhjerë madje edhe ato për të cilat mendoni se ekzistojnë vetëm në filma.

"Në rastin e fundit, shërbimet ruse janë të afta të vrasin njerëz", pohon shefi i BfW.

Gjithnjë e më shumë propagandë ruse

Edhe Zyra për mbrojtje të Kushtetutës është e shqetësuar për shkak të propagandës së rritur të Kremlinit në Gjermani. Ato përfshijnë grupe proruse të cialt miratojnë luftë ilegale për agresion në Ukrainë. Qëllimi i tyre, si dhe qëllimi i presidentit rus, Vlladimir Putin është: t'i përfitojnë njerëzit nga ish-Bashkimi sovjetik të cilët tani jetojnë në Gjermani.

"Putini atë grup njerëzish e sheh si "rusë të tij", njerëz ndaj të cilëve dëshiron të ndikojë", theksoi Haldenvang.

Megjithatë, ai thotë se diaspora rusishtfolëse në Gjermani në përgjithësi nuk i nënshtrohet propagandës ruse.

Kërcënimi më i madh: ekstremistët djathtistë

Paraqitet pasqyrë e përzier kur shikohet spektri majtist ekstremist. Sipas raportit të zbulimit, lufta atje është dënuar ashpër.

"Megjithatë, disa pjesë të skenës nuk e konsiderojnë vetëm Rusinë agresore, por edhe NATO-n, SHBA-në dhe Perëndimin në përgjithësi, apo imperializmin, si shkak për luftën", thotë Haldenvang.

Madje edhe mes ekstremistëve djathtistë, Zyra për mbrojtje të Kushtetutës vëren tentime për kapitalizim të luftës për agresion.

"Megjithatë, ata provokues nuk arritën të mobilizohen në tërë vendin për veprimet e tyre.

Megjithatë, ekstremizmi djathtist mbetet kërcënimi më i madh për rendin dhe sigurinë e lirë, demokratike, theksojnë edhe Tomas Haldenvang edhe minsitrja Nensi Feser.

Konkludimi i të dyve është se "është rritur kërcënimi nga spiunazhi, sulmet kibernetike dhe fushatat për dezinformim - kryesisht nga Rusia prej fillimit të luftës në Ukrainë. Por, në fokus janë edhe vende të tjera: Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Turqia. 

foto: Zyra federale për mbrojtje të Kushtetutës (BfV)

QËNDRONI TË LIDHUR