• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lubjana vendos postblloqe policore në afërsi të kufirit me Kroacinë

Lubjana vendos postblloqe policore në afërsi të kufirit me Kroacinë

 Lubjanë, 27 shtator 2023 (MIA) -  Sllovenia ka marrë vendim  që të vendosë postblloqe policore në territorin e saj në afërsi të vendkalimeve kufitare, përfshirë edhe kufirin me Kroacinë.

 Regjimi i shengenit mbetet në fuqi, ndësa pa kurrfarë kontrolli edhe më tej do të mund të kalohen ish-vendkalimet kufitare, por në territorin e Sllovenisë do të ketë postblloqe policore ku policia do të kontrollojë automjetet individuale.

 Siç raportojnë mediat sllovene, Sllovenia do të vendosë postblloqe policore për shkak të migrimit ilegal sipas shembullit të Italisë. Policia menjëherë pas vendkalimeve kufitare duhet të vendosë postblloqe  ku do të mund të ndalojë në mënyrë të sigurt automjetete edhe atë në rajonin  e stacionit  policor "Novo Mesto" pranë mbikalimit hekurudhor  Rigonce, Tërnovec afër Metlikës, Obrezhje afër Kalinës dhe në zonën e stacionit policor Koper në Rakitovec, Podgorje dhe Soçerg. Pas vendkalimit kufitar Obrezhje, policia kryen operacione vëzhgimi.

 Së fundmi, qeveria sllovene bëri të ditur se nuk po mendon për vendosjen e kontrolleve kufitare me Kroacinë edhe krahas rritjes së madhe të hyrjeve të paligjshme të migrantëve.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR