• e shtunë, 28 dhjetor 2024

LSM: Sindikatat të bashkuara kundër Propozim-ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik

LSM: Sindikatat të bashkuara kundër Propozim-ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Sindikatat nga sektori publik janë njëzëri se propozimi i Ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik redukton të drejtat e punëtorëve në pjesën e pagave dhe eliminon mundësinë e rregullimit të kësaj çështje me marrëveshje kolektive, e cila do të ndikojë ndjeshëm në heqjen e kontratave kolektive në sektorin publik në të cilat rregullohet sistemi i pagave dhe pagesa e tyre, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, duke theksuar se LSM për këtë ka paralajmëruar edhe në periudhën e kaluar.

Në mbledhjen e sotme në të cilën morën pjesë pothuajse të gjitha sindikatat, konfederatat dhe sindikatat e degëve nga sektori publik, sindikatat, sipas LSM-së, shprehën mospajtim me Ligjin për sistemin e pagave në sektorin publik dhe demonstruan unitetin e tyre kundër synimit të Qeverisë, "për të vënë dorë në marrëveshjet kolektive në sektorin publik dhe në këtë mënyrë të shfuqizohen marrëveshjet kolektive”.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se si sindikata e vetme përfaqësuese në sektorin publik, e as ndonjë konfederatë apo sindikatë tjetër degë, në asnjë moment nuk janë përfshirë apo informuar se Qeveria është në përgatitje të projekt-ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik.

Takimi u mbajt në kuadër të Shkollës Sindikale të organizuar nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe Institucionet e tjera Shëndetësore Publike (SKSHK) me temën “Projektligji i ri për sistemin e pagave në sektori publik dhe ndikimi i tij në rolin dhe rëndësinë e sindikatave dhe marrëveshjeve kolektive”. sa/

foto LSM

QËNDRONI TË LIDHUR