• e premte, 27 dhjetor 2024

LSM, KSL, KOSM dhe USPAM: Qeveria vendos orar pune prej 72 orësh gjatë një jave sikur para 137-të viteve

LSM, KSL, KOSM dhe USPAM: Qeveria vendos orar pune prej 72 orësh gjatë një jave sikur para 137-të viteve

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Qeveria vendos orarin e punës si 137-të vite më parë, që lejon punëtorët të shfrytëzohen në mënyrë çnjerëzore për 72 orë gjatë një jave, që është një precedent në shkallë globale dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve, porositën Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL), Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM), si dhe Unioni i Sindikatave të Pavarura dhe Sindikatave Autonome të Maqedonisë (USPAM) në një kumtesë të përbashkët që dënon vendimin e Qeverisë dhe ndryshimet e propozuara për korridoret 8 dhe 10d të miratohen me flamur evropian.

Sindikatat theksojnë se kjo është dita më e zezë për punëtorët në vend dhe njoftojnë se do të mbrojnë ashpër të drejtën për 40 orë punë në javë.

"LSM, KSL, KOSM dhe USPAM, si selitë më të mëdha sindikale në Maqedoni, të cilat së bashku bashkojnë më shumë se 150.000 punëtorë në Maqedoni, dënojnë ashpër vendimet e Qeverisë, në procedurë urgjente dhe me flamur evropian, për futjen e vlerave joevropiane në Maqedoni, pa diskutim dhe pëlqim të partnerëve social. Qeveria me këtë vendim nuk kujdeset për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, por shikon vetëm interesat e veta dhe të partnerëve strategjikë, duke sakrifikuar punëtorët dhe familjet e tyre.

Dënim për qëndrimet dhe synimet e tilla të Qeverisë, sipas njoftimit, kanë paraqitur edhe Konfederata Evropiane e Sindikatave - ETUK, Konfederata Botërore e Sindikatave - ITUK, Federata Evropiane për Ndërtimtari dhe Industrinë e Drurit dhe Organizata Botërore e Ndërtimtarisë, të cilët kanë më shumë se 300 milionë anëtarë, të cilët qëndrojnë krah për krah me sindikatat nga Maqedonia.

"Sindikatat LSM, KSL, KOSM dhe USPAM do të ndërmarrin të gjitha hapat për të mbrojtur punëtorët dhe  të drejtat e punëtorëve dhe do të mbrojnë ashpër të drejtën për 40 orë punë në javë, 8 orë ditë pune, 8 orë pushim dhe 8 orë për familjen dhe koha e rekreacionit!  Zyrtarët kanë shkuar shumë larg, punëtorë bashkohuni!”, thuhet në njoftim. sa/

Foto: LSM

QËNDRONI TË LIDHUR